Veseli e vlerëson lajm të mirë raportin e nxjerr nga “World Justice Project

Veseli e vlerëson lajm të mirë raportin e nxjerr nga “World Justice Project

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka vlerësuar lajm të mirë raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të saponxjerrë prej organizatës prestigjioze World Justice Project.

Ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët.

Në një postim në faqen e tij në FCB, Veseli thotë se pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të rindërtimit prej shkatërrimeve të luftës, shtet-ndërtimit dhe pengesave në arenën ndërkombëtare, Kosova ka mundur të arrijë shumë në shumë pak kohë për sa i përket sundimit të ligjit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një lajm i mirë për Kosovën është renditja e favorshme e Kosovës në raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të saponxjerrë prej organizatës prestigjioze Ëorld Justice Project. Ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kos ovën në vendin e 54-ët. Ajo që vlen të përmendet është se Kosova renditet e dyta mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vende të tjera që kanë më shumë vite ekzistencë si shtet dhe e kanë nisur më herët tranzicionin demokratik.

Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të rindërtimit prej shkatërrimeve të luftës, shtet-ndërtimit dhe pengesave në arenën ndërkombëtare, Kosova ka mundur të arrij shumë në shumë pak kohë për sa i përket sundimit të ligjit. Ky indikator vlen veçanërisht si demantim ndaj atyre zërave nihilist në Kosovë, që mohojnë çdo arritje e progres që ka bërë vendin ynë, e nuk humbasin rast për ta njollosur e dëmtuar pa të drejtë reputacionin e shtetit tonë. Nuk ka dyshim që Kosova ka ende rrugë të gjatë për të bërë në sundimin e ligjit, mund të eci përpara edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit, megjithatë është e ulët që të mohohen sukseset e deritanishme që me aq sakrificë i kemi mundësuar.


MË SHUME NGA Aktuale