Pacienti që vdiq mbrëmë nga koronavirusi ishte një 56 vjeçar nga Prishtina

Pacienti që vdiq mbrëmë nga koronavirusi ishte një 56 vjeçar nga Prishtina

Nga Klinika Infektive në Kosovë kanë dhënë detaje për rastin e fundit të vdekjes së një pacienti me koronavirus që u shënua mbrëmë.

Drejtoresha e Infektives, Lindita Berisha, para mediave ka thënë se dje në orën 19:40 ka ndërruar jetë një pacient i moshës 56 vjeçare i cili vije nga Prishtina.

“Dy pacientë janë në ventilim mekanik. Dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje edhe një pacient 56 vjecar nga Prishtina”, ka thënë Berisha.

Në këtë konferencë ka folur edhe infektologu Sali Ahmeti, i cili tha se 49 persona janë të shtrirë aktualisht në Klinikë, teksa 9 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“49 të shtrirë në Klinikën Infektive, prej të cilëve 9 janë në gjendje më të rëndë. Ne po bëjmë krejt çka është e mundur që gjendja e tyre të përmirësohet. Ne e kemi pasur mbrëmë edhe një rast të vdekjes”, ka treguar ai.


MË SHUME NGA Aktuale