Avokati i Popullit pranon 20 ankesa për shkelje të të drejtava në pandemi
Zyra e Avokatit të Popullit ka pranuar njëzet ankesa nga qytetarët për shkeljen e të drejtave të njeriut prej shfaqjes së Coronavirusit në Kosovë.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka sqaruar së të gjitha ankesat janë pranuar me shkrim dhe janë duke u shqyrtuar me prioritet.
“Kemi lënë një linjë telefonike për gjithë qytetarët që dëshirojnë të paraqesin ndonjë ankesë. Kemi një numër të vogël të ankesave pasi kanë ndikuar masat kufizuese dhe pandemia”.
“Ankesat kanë të bëjnë nga personat me aftësi tk kufizuara për mosfunksionimin e komisionit, të burgosurit që i referohen ndonjë të drejte, kemi pasur ankesë edhe nga një fëmijë, si dhe nga personat që dëshirojnë të kthehen në vendlindje. Janë të natyrave të ndryshme, disa janë në proces të hetimit, për disa kemi reaguar”.
Kur foli për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kohë pandemie, Jashari duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtuese tha se masat marra nga Qeveria janë të zbatuara edhe në shumë vende të tjera.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtuese ka disa probleme, sepse nuk e ka përcaktuar kohën për sa vlen dhe cilat janë sanksionet dhe detyrimet karshi këtij vendimi, raporton EO.
“Është situatë e qartë juridike, Gjykata Kushtetuese nxori një aktgjykim me të cilin dha sqarimet sa ai përket kësaj gjendje. Ka pasur konfuzion në këtë kuadër, që Kushtetuta lejon dy situata kur mundet me u bë shfuqizimi i drejtëve të njeriut apo kufizimi i lirive”.
“Deri me sot në standarde evropiane është përcaktuar shumë i qartë se në çfarë rrethana mund të ndodhë kjo,deri në çfarë mase. Pasi nuk kemi pasur shpallje zyrtare të gjendjes se jashtëzakonshme, Qeveria është bazuar në Ligjin për shëndetësi dhe sëmundje ngjitës me të cilën e ka mbështet dhe kufizuar lirinë e qytetarëve. Masat e tilla janë marrë në thuajse gjitha shtetet”.
“Mendimi jonë dallon paksa nga ai i Gjykatës Kushtetuese sepse ne kemi besuar që ligji për situatën emergjente në shëndetësi është bazë e mjaftueshme për të bërë kufizime. Vendimi në vetvete ka disa probleme sepse nuk e ka përcaktuar kohën për sa vlen dhe cilat janë sanksionet dhe detyrimet për të cilat qytetarët karshi këtij vendimi. Ka pasur një mangësi sepse ka kufizuar tubimet në ambientet private, e që ligji për shëndetësi apo ligji për sëmundje ngjitëse nuk kanë përcaktuar këtë kriter”.























