VIDEO: Përkujdesi në SOS fshat vazhdon 24 orë
Në këtë kohë pandemie SOS fshatrat e Kosovës po punojnë me orar të plotë në shërbim të 200 familjeve dhe 600 fëmijëve për të cilët përkujdesen, duke shpërndarë informacionet për COVID-19 me informata nga MSH-ja si dhe OBSH-ja, duke u përkujdesur psikologët për shëndetin mendor të tyre si dhe të gjitha shërbimet tjera.
Nezahate Salihu, drejtoreshë e SOS fshatrave të fmëijëve tha poashtu se varësisht vështirësive në komunikim tha se përkujdesi po vazhdon maksimalisht për 24 orë në ditë.
"Kjo situatë pandemië është mjaftë e vështirë për gjithë botën për të komunikuar, pasi që komunikimi virtual nuk mund të themi së është bash i lehtë, edhe për të rinjtë nuk është problem, ne qysh në fund të janarit në momentin që kemi marrë informata nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës menjëherë kemi shpërndarë informatat tek fëmijët dhe familjet që ne përkujdesemi për ta . Po ashtu gjithë kohën kemi qenë në përcjellje të informatave qoft nga Ministria e Shëndetësisë qoft nga OBSH dhe të gjitha informatat si për koronavirusin, ashtu edhe për masat që duhet të ndërmirren të gjitha janë shpërndarë tek familjet dhe fëmijët që i kemi si dhe në projektet e fuqizimit të familjes për aryse se ne kemi rreth 200 familje dhe 600 fëmijë për të cilët ofrojmë kujdesje", Nezahate Salihu, drejtoreshë e SOS fshatrave të fmëijëve ne RTK.
Sa i përket stafit në këtë kohë të koronavirusit Salihu tha se stafi nuk punon me orar te reuktuar si dhe psikologët po përkujdesen për shëndetin mendor të fëmijëve dhe nanave.
"Ne nuk kemi orar të shkurtuar, kur punon me fëmijë dhe familje je 24 orë në punë, kshtu që të gjithë punonjësit po punojnë online", tha Salihu.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























