Nuk duhet mu frigu nga veteranët e rrejshëm

Nuk duhet mu frigu nga veteranët e rrejshëm

Shkruan: Milaim Zeka

Për ata që e njohin ligjin në Kosovë, qe 20 vite kam mujtë me marrë ndihma nga shteti për nanen time që ashtë e zhdukur. Kam mujte me marrë edhe si veteran. Kam mujtë besa edhe si invalid i plagosur në luftë. Kam mujtë me futë kerr pa doganë!

Asnjë prej këtyre veprimeve nuk i kam ba, edhe pse ligji mi ka ba të mundur. Nuk i kam ba, sepse nuk kam dashtë që të paftyrtë me ma mbylle gojën!

Sot në mëngjes, më mori në telefon një mërgimtar, edhe me tha: Baci Milaim, shteti nuk ndërtohen me veteran të rrejshëm e hajna. në familjen time, vazhdoi mërgimtari, jemi 10 veteran, 6 jemi fallc. Dy vëllazni të mi janë kthy në Kosove nga Gjermani, 10 vite mbas përfundimit të luftës. Luftën e kanë pa vetëm përmes televizorit gjerman. Si janë kthy, janë ba veteran. Turp!

Njeri prej të akuzuarve për rastin “veteranet e rrejshëm” me ka tregue videoinqizime në arkivat e qeverisë, qysh disa femra punëtorë i fallsifikonin dosjet dhe i mbushnin me veteran të rrejshëm. Para shume viteve kam marrë një listë nga dogana e Kosovës, së si këta matrapaz, në emrin e gjymtyrëve, kanë marre libreza të invalidëve të luftës, kane futur makina luksoze pa dogane, makina me vlerë deri 100 mi euro, dhe këto makina i vozisin bosat e biznesit, të cilët në fund ua falin edhe ndonjë të dashure, pa treguar lokacionin së prek nga vjen makina.

Kur e kam pas degju Ramushin qe ka pas thanë së ”vetëm në Dukagjin ka pas 60 mi veteran”, beso me ka pas ra të fiket. një vit nuk kam pas ardhur në vete. E di, qe ai dhe shume të tjerë, deklaratat e kalkulojnë vota. Unë, jo 60 mi, po 6 milionë vota me i marre prej mashtrueseve të tille, nuk do t’i pranoja.

Prandaj Albin Kurti dhe qeveria duhet t’i shkojnë deri në funde kësaj pune. Veteranë të vërtetë në Kosove janë 13 mi. Me i shtrydhe shume, dalin 17 mi. të tjerët duhet me kthy çdo qindarke që i kanë marrë qytetarëve të Kosovës!

https://www.facebook.com/milaimzekaobri