Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje direkte nga Gjermania do të jetë Ali Hajdari, internist , kardiolog i cili do të flasë rreth pandemis COVID-19.
Po ashtu drejtëpërdrejtë do të jetë Bujar Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, na tregon për masat kundër COVID-19 në Qendra Mjekësore Familjare.
Ndërsa për COVID-19 në Gjermani, do flasë Bahri Cani,Deutche Welle, drejtpërdrejt nga Boni.
Për mobilizimin dhe menaxhimin e pandemisë në Kaqanik, do të flasë Besim Ilazi , kryetar i Komunës së Kaçanikut.
Mbështetja e sektorit privat pas përhapjes së COVID-19, Gjunjëzon turizmin COVID-19.
I ftuar do të jetë edhe Ruzhdi Kurtishaj , Kryesues i Kuvendit të OEK-ut kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor.
UP-ja lanson faqen 'Psikoedukuese për Shëndetin Mendor gjatë COVID-19' për më shumë fletë e ftuara Aliriza Arënliu, Profesor, Departamenti i Psikologjisë.
Gjatë emisionit po ashtu do të flitet për COVID -19 dhe ekonominë globale.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























