Pompeo përshëndet kthimin e amerikanëve nga Kosova në SHBA
BKT
Lajme

Pompeo përshëndet kthimin e amerikanëve nga Kosova në SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, pas situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit, anulimin e fluturimeve dhe mbylljen e kufijve ka nisur në mënyrë të organizuar kthimin për në shtëpi të qytetarëve amerikanë që jetojnë në Kosovë.

Një njoftim i lëshuar nga kjo ambasadë më 1 prill ku theksohet se edhe amerikanët që kanë mbetur në Kosovë janë prioritet i këtij institucioni, ka gëzuar sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, shkruan lajmi.net.

Ai me anë të Twitterit, e ka shpërndarë këtë deklaratë, për të cilën ka thënë se është lajm shumë i mirë .

“Lajm fantastik. Urime ambasadës amerikane në Prishtinë për kthimin e këtyre amerikanëve në shtëpi”, ka shkruajtur Pompeo në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme