14:30 / 09.04.2020
Napoli piketon pasuesin e Koulibalyt
Kalidou Koulibaly me shumë mundësi do të largohet nga Napoli në përfundim të këtij sezoni.
Mbrojtësi ndiqet me shumë interes nga Paris Saint Germain dhe Manchester United dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kaltër janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi.
Mbrojtësi i Sevillas, Diego Carlos, është emri që pëlqehet më shumë në ambientet e klubit napolitan, por mbrojtësi ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh. Drejtuesit e Napolit shpresojnë të gjejnë një marrëveshje për një shifër më të ulët. Diego Carlos pëlqehet shumë edhe nga Barcelona, që kërkon ta përfshijë në marrëveshjen që do të çonte Rakiticin te Sevilla.























