De Scilio drejt PSG
BKT
Sport

De Scilio drejt PSG

PSG nuk heq dorë nga Mattia De Sciglio. Mbrojtësi i Juventusit ishte shumë pranë kalimit në Francë edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund klubi bardhezi nuk hoqi dorë nga ish-lojtari i Milanit.

De Sciglio pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i PSG, Leonardo, i cili në janar ofroi edhe kartonin e Kurzaëas në këmbim të tij, por Juventus refuzoi. Me hapjen e merkatos së verës, PSG pritet të bëjë një tjetër ofertë për 27-vjeçarin.