Klubet evropiane kërkojnë shtyrjen e afatit kalimtar për futbollistë
Kriza në botën e futbollit nga koronavirusi vazhdon. Ende nuk ka një datë se kur do të rikthehet futbolli i luajtur, ndërkohë që dëmi financiar është bërë tashmë. Shoqata e Klubeve Europiane ka hartuar një plan për sa i përket afatit kalimtar të verës.
Shoqata që drejtohet nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kërkon që të shtyhen datat e hapjes dhe mbylljes së afatit kalimtar. “Modeli i biznesit të shumë klubeve europiane varet pikërisht te transferimet e futbollistëve. Prandaj do të bëjmë çmos që data e afatit kalimtar të shtyhet”, shkruhet në letër, siç raporton “Corriere dello Sport”.
“Klubet do të kenë mundësinë të përdorin afatin kalimtar, jo vetëm për të plotësuar skuadrat, por edhe për të bërë para nga transferimet që do të kryejnë”, vazhdon letra. Gjithashtu në gazetë raportohet se afati do të jetë po 16 javë, vetëm pritet të ndryshohet data e fillimit dhe e mbarimit.























