Nitaj për Kurtin: Është i shkarkuar, s`mund të bëjë ekipe për dialog
BKT
Lajme

Nitaj për Kurtin: Është i shkarkuar, s`mund të bëjë ekipe për dialog

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se dialogun me Serbinë e drejton nje qeveri e votuar e jo e shkarkuar.

Sipas Nitajt, Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe nuk ka mandat të jetë nismëtar i krijimit të ekipeve për dialog.

Postimi i plotë:

Dialogun e drejton nje qeveri e votuar e jo e shkarkuar

Qendrimi i AAK-se per dialogun ka qene i qarte tash e sa kohe. Dialogu nuk eshte nje proces qe i takon nje partie politike, por ne te duhet te jene te perfshire te gjithe. Deri ketu jemi ne rregull.
Por Albin Kurti eshte kryeminister i shkarkuar dhe nuk besojme se ai ka mandat te jete nismetar i krijimit te ekipeve per dialog. Kjo i takon nje qeverie te re, e cila duhet te jete e votuar ne Kuvend dhe ta kete mandatin e plote.
Ne nuk mund te paragjykojme sot per qeverine e re, por pavaresisht se kush do te jete ne krye te saj, ne do t'i japim mbeshtetjen tone dhe do ta ofrojme kontributin tone, qofte edhe si pjesemarrje ne krijimin si e nje konsenzusi nacional per dialogun.
Ne Kosove ka ndodhur shkarkimi i Qeverise dhe nuk mund te sillemi sikur s'ka ndodhur asgje.

Dialogun duhet ta drejtoje nje qeveri e votuar e jo nje qeveri e shkarkuar!


MË SHUME NGA Lajme