VV-ja, një plastelinë. Që ndërron fytyrë (maskat), çdo ditë!

VV-ja, një plastelinë. Që ndërron fytyrë (maskat), çdo ditë!

Bardhyl Meta

- Nga: “Jo Negociata – Vetëvendosje!” me vite, tash, fytyra e re e Kurtit si KM, letra aktuale Lajçakut “Do ta bëjë shpejt ekipin për dialog me Serbinë”!

- Nga: “Bashkimi Kombëtar mbi t’gjitha!”, tash fytyra e re VV-së dhe Kurtit si KM “Është dashtë dhe kanë mund ta bëjë vetëm Ibrahim Rugova, Ramiz Alia dhe Sali Berishën në vitin 1991: “Ky bashkim ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë, po të donin tre personalitete, Sali Berisha, Ibrahim Rrugova dhe Ramiz Alia. Ai ka qenë shansi historik. Sot e kemi shtetin e Kosovës...”!

- Nga: “PDK janë hajna, kriminel”!, tash fytyra e re VV-së dhe Kurtit si KM, “PDK është konstruktive, dhe realisht partneri ardhshëm...”! Në fakt, ishte dhe mbetet një apel PDK-ës, që të bashkëngjitet qysh sot...!

- Nga: Fjala e “vitit t´kaluar” në Parlament, e deputetit Albin Kurti drejtuar të akuzuarve nga raporti Dick Martit: “: “Kur t’vijmë në pushtet ne (VV-ja), s’do t’Ju dorëzojmë në Gjykatën Speciale sepse ne nuk e njohim këtë Gjykatë” deri tek fytyra e re e Albinit si KM, “Gjykata speciale nuk zhbëhet dot”!
- Nga: “Do t’i depolitizojmë Bordet”, në aktualisht me fytyrën apo maskën e re, “Mbushje t’Bordeve me Militant të VV-së”!
Por, të ndalemi kësaj radhe, tek deklarata e Nënkryetarit të VV-së Glauk Konjufca e thanë në Rubikon, e cila ishte përsëritje e asaj të para dy javësh: Se mundësia për Koalicion të VV me PDK tashmë është reale!
Unë, dua të shpreh përgëzime e mia për sinqeritetin, se popullistëve s’ju ngjanë kurrë sinqeriteti - sado që n’fakt, ky është qëndrim i kahershëm i VV-së.
E kam kuptuar drejtë Glaukun dhe VV-në për çfarë duan: Andaj mendojë se do te ishte mire ta formojnë menjëherë “Koalicionin Qeverisës me PDK-ne”. Siç shihet, e kane vullnetin dhe mundësinë, andaj “go on”, bëre menjëherë.
Por të sqarohemi, për ata myhib të VV-së që po thonë se se ka thanë Glauku – andaj, ajo që dua të t’ju them është se:
1. Glauku as askush ne VV, siç dihet botërisht, s'flet pa qenë n'akord dhe përputhje të qind për qind mendimesh me Albin Kurtin.
- Përndryshe, dihet botërisht, se çka i ngjanë Glaukut. Modelin dhe praktikën e etabluar në VV, e kemi, ngjanë, ajo që i ngjau Shpend Ahmetit, Dardan MOlliqajt e Sejdiut etj, etj...!
Pra rrjedhimisht, për çfarë tha Glauku, ka pajtueshmëri në organe te VV për koalicion me PDK, përfshirë jo vetëm Albin Kurtin, por edhe Haki Abazin, Liburnin, si dhe ata “ideologët e importuar” Elvis Hoxha, Hysamedin Feraj dhe Bojken Abazi.
Dhe, ka filluar përgatitja e militanteve, për kthesën e madhe te radhës, me elaborime si “PDK, shumë ma konstruktive...”.
2. Dhe nën dy, të shtojmë se, s'ishte bere kjo deklarate e Nënkryetarit të VV-së G. Konjufca, sikur mos te kishte bisedime prapa perdeve me ndonjë personalitet nga PDK.

Tash, a donë apo s’donë PDK, flasin udhëheqësit dhe organet e PDK-ës, ngase sot kjo çështje, s’është objekt trajtimi) – por është, vullneti dhe përpjekjet e VV-së për kthim “tek Nana”, që si përpjekje dhe rrugëtim i ri, mbetet evident...
Kaq, për momentin! Sa për evidentim.

P.S. Në mëngjes, rreth "Njësitit të Policisë Speciale të VV-së në Facebook dhe jo vetëm aty...", dhe listës së disa prej viktimave, të cilëve ky njësit, i cili dikur detyrohej t’u aplaudonte e organizonte “Like’s” me kamiona protagonist të saj, ndërkohë që për po të njëjtët, ë cilët për të njëjtët , e të nesërmen, urdhërohen t’i organizonte skuadrat linçuese e t’i quante njerëz të Serbisë, udb-ës e t’dreqit dhe t’birit!

Padyshim se do t’flasim edhe për “myhib” t’LDK-ës, që kanë hup udhën n’oborr, dhe me dres t’LDK-ës, luajnë për VV-në...