Në Rahovec dëmtohen varrezat e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve
BKT
Lajme

Në Rahovec dëmtohen varrezat e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve

Varrezat e komunitetit, rom, ashkali dhe egjipas në komunën e Rahovecit janë dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar nga organet e rendit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar duke i ftuar organet e rendit që të ndricojnë këtë akt të cilin e ka quajtur çnjerëzor.

Ai ka kërkuar që autorët e këtij veprimi të turpshëm të dalin para drejtësisë.

“ E dënojmë fuqishëm dëmtimin e varrezave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në komunën e Rahovecit. Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me komunitetet në Kosovë për të dënuar këtë akt të ulët të vandalizmit dhe përdhosjes. Distancohemi qartë nga veprime të tilla kriminale. Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, e harmonisë dhe bashkëjetesës, andaj çdo akt i dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor, e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar në Facebook Latifi.

 


MË SHUME NGA Lajme