Rangnick: Unë te Milani? Asgjë e vërtetë!
BKT
Sport

Rangnick: Unë te Milani? Asgjë e vërtetë!

Pas disa javësh të mbushura me lajme lidhur me një kalim të mundshëm të tij te Milani në postin e trajnerit,Ralf Rangnick ka thyer heshtjen dhe është munduar të shpjegojë zërat e merkatos.

Drejtuesi i Leipzig në një intervistë për MDR ka mohuar lajmet që e lidhin të ardhmen e tij me klubin kuqezi.

“Nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me një akord timin me Milanin. Në të kaluarën ka patur një interesim të vakët nga ana e klubit kuqezi për mua, e njëjta gjë mund të thuhet edhe tani, por asgjë më shumë. E vërteta dhe realiteti janë shumë larg atyre që thuhen”, theksoi Rangnick.

Fjalët e teknikut gjerman kanë shkuar tashmë në veshët e tifozëve të Milanit që e shohin të zymtë të ardhmen e klubit të tyre të zemrës.

Me Piolin që është thuajse i larguar, sëfundmi janë rritur kuotat e dy spanjollëve për të marrë drejtimin e Milanit, bëhet fjalë për Marcelinon dhe Unai Emery.