15:43 / 11.04.2020
Jan Oblak, portieri më i mirë i La Ligës në dekadën e fundit
Jan Oblak, portieri i Atletico Madrid, aktualisht është më i miri në botë në pozitën e tij.
Pak kush mund të dyshojë në këtë, madje kjo bëhet edhe më bindëse me shifrat për paraqitjet e tij.
Ai është katër herë fitues i çmimit të portierit më të mirë në La Liga në katër sezonet e fundit, dhe është rrugës për të pestin.
Sipas statistikave të Opta, të bëra që nga sezoni 2010-2011, Oblak është portieri me numrin më të vogël të golave të pranuara për ndeshje.
Ai mesatarisht ka pranuar 0.64 gola për ndeshje. Renditja vazhdon me Victor Valdes dhe Thibaut Corurtois.























