`BESA` nga Bavaria nis mbledhjen e fondeve për familjet e prekura nga COVID
BKT
Lajme

`BESA` nga Bavaria nis mbledhjen e fondeve për familjet e prekura nga COVID

Rrjeti i pare i Bizneseve shqipetare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, organizojnë fushatën për mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, të prekura nga COVID-19.

Ilir Seferi nga Fondacioni “BESA” nga Bavaria e Gjermanisë, tha se me këto fonde do tu mundësohet dhurimi i nga një pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës. Kjo fushatë ka për qëllim edhe mbështetjen e prodhuesve vendorë, duke qenë  se të gjitha produktet e pakove të ndihmave do të jenë MADE IN KOSOVA. 

"Nga kjo fushatë do të ndihmohen familjet në nevojë nëpër komunat e Kosovës të cilat janë të karantinuara dhe në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19. Nëse jeni në gjendje të kontribuoni në këtë fushatë, këtë mund ta bëni duke dhuruar nga sot e tutje. Çfarëdo shumë që ju dhuroni nuk është shumë e vogël. Çdo cent vlenë! Kosto e pakos për një familje është 26,00 Euro. Distribuimi i pakove do të bëhet deri te pragu i secilës familje", tha ai sot në emisionin e mëngjesit `​Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij deri tani kanë bërë një test të shpërndarkes në Kosovë. "Kemi shpërndarë në Skenderaj dhe kemi vendosur vetëm të shpërndajë produkte vendore", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme