Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir do të jetë Sami Rexhepi, neuropsikiatër, i cili do të na njoftojë më hollësisht për linjën telefonike- këshilla falas nga profesionistë.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Madridi do të jetë Alban Pruthi, profesor i gjuhës angleze, i cili do të flasë për situatën me COVID-19 në Spanjë.

Nga Boni do të paraqitet Lindita Arapi,Deutche Welle, e cila do të na njoftojë se si po kalohet situata me COVID-19 në Gjermani.

Ndërsa Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë -Kosovës, do të flasë për mobilizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.

Kurse Agim Shahini, kryetar AKB-së, do të flasë për sfidat e biznesit në kohë pandemie, mbështetja e sektorit privat pas përhapjes së COVID-19.

Lirim Kastrati, futbollist “Dinamo” Zagreb, i cili do të flasë për sportistët në karantinë, "#RRI N'SHPI".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme