Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë po prodhojnë maska
BKT
Lajme

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë po prodhojnë maska

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë po e japin ndihmën e tyre në luftën kundër Covid-19.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë që vijnë nga Drenasi kanë filluar të prodhojnë maska, në vend të punimeve të tyre artizanale.

“Përallë vështirësive financiare, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë që janë nga Drenasi zakonisht fitojnë të ardhurat e tyre duke shitur punime artizanale. Sot, përmes Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës po prodhojnë maska për fytyrë 100 për qind pambuk për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Organizata prej 167 anëtarëve është e gatshme që të pranojë porosi nga individët ose bizneset. Së bashku, ne mundemi!”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Në njoftim thuhet se këto maska mund të blihen duke kontaktuar Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.


MË SHUME NGA Lajme