Këshilltari i presidentit: Letra e Kurtit s`ka fare logjikë juridike
BKT
Lajme

Këshilltari i presidentit: Letra e Kurtit s`ka fare logjikë juridike

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim, Thaçi, kv thënë se letra e dërguar në Presidencë nga kryeministri Albin Kurti nuk ka logjikë juridike.

Sipas tij, ajo do një interpretim psikologjik, meqë ka çrregullime të mëdha bipolare.

Postimi i plotë:

Letra e kryeministrit në dorëheqje dërguar presidentit Thaçi nuk ka fare logjikë juridike. Madje, ajo e ngufatë edhe frymën kushtetuese. Ajo do një interpretim psikologjik, meqë ka çrregullime të mëdha bipolare.

Ndonëse ishte ftuar si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë letër Kurti thotë se në takim ka shkuar si kryeministër në detyrë.

Ndërsa, i nënshkruar në fund të letrës si kryeministër në detyrë, pas filozofimit juridik, ai nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të emrit, duke humbur kështu krejt kuptimin, pasi që vetëm si kryetar mund të dërgojë emër.

Pasi e shkeli Kushtetutën, gjeniu përmes kësaj letre i theu edhe të gjitha ligjet e fizikës, duke i trazuar në varre edhe eshtrat e Albert Einsteinit.

Sipas logjikës bipolare të kësaj letre, derisa në Presidencë ndodhej Albin Kurti si kryeministër në dorëheqje, në një vend tjetër ndodhej Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes.

Wow. Mrekullia ndodhi!

Si me sustë, herë behet kryeministër, herë lider i Vetëvendosjes, duke tejkaluar edhe imagjinatën e krijuesve të “Transformer” 


MË SHUME NGA Lajme