19:31 / 13.04.2020
Kurti emëron Bashkim Nurbojën zëvendësministër në MZhR
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bashkim Nurbojën, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Kurti i ka uruar Nurbojës suksese dhe punë të mbarë në detyrën e tij të re, të shtunën kur edhe mori vendimin.
Ai ka pranuar vendimine marrë nga kryeministri në detyrë, përmes së cilit obligohet që të deklaroj pasurinë e tij në pajtim me ligjin në fuqi.
























