4 persona me koronavirus në gjendje kritike, 6 të tjerë me oksigjenoterapi
BKT
Lajme

4 persona me koronavirus në gjendje kritike, 6 të tjerë me oksigjenoterapi

Katër pacientë me coronavirus janë në gjendje shumë të rëndë ndërsa gjashtë të tjerë po trajtohen me oksigjeno terapi në Klinikën Infektive.

Infektologu thotë se në Klinikën Infektive momentalisht janë duke u trajtuar 53 pacientë të prekur me COVID-19 ndërsa pjesa tjetër janë në vet izolim shtëpiak.

“Gjendja shëndetësore e shumicës së pacientëve që po trajtohen në QKUK është stabile. Ndërkohë që kemi gjashtë pacientë me oksigjeno terapi dhe katër të tjerë që janë në gjendje shumë të rëndë. Këta pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë janë duke u trajtuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive”.

Numri i të infektuarve sipas infektologut mund të rritet edhe më tepër nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e IKSHP.

“Kjo gjendje është si pasojë e veprimeve të qytetarëve gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa mos zbatimi i masave gjatë këtyre dy-tri ditëve do të shihet brenda dhjetë ditëve të ardhshme” th  Krasniqi ne RTV Dukagjini.

Deri më tani në Kosovë nga 362 personat e infektuar me COVID-19, janë shëruar plotësisht 59 ndërsa 8 kanë vdekur.


MË SHUME NGA Lajme