Peci: Pa asnjë analizë janë vendosur këto masa që e kufizojnë qarkullimin
BKT
Lajme

Peci: Pa asnjë analizë janë vendosur këto masa që e kufizojnë qarkullimin

Njohësi i politikës së jashtme, Lulzim Peci, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e nesërme, duhet të merret urgjentisht me vendimet e sotme të Qeverisë Kurti në lidhje me orarin e ri të lëvizjes.

Peci përmes Facebook ka shkruar se këto masa do i rrezikojnë shumë kategori të qytetarëve që mund të bien në pikëpyetje ekzistencën e tyre e pastaj mund të shkarkojnë pasoja kolaterale.

“Non-sense dhe pa asnjë analizë të thellë të nevojave të qytetarëve janë vendosur këto masa që e kufizojnë qarkullimin në 90 minuta”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme