Nurellari: E paaftë e joserioze është kjo qeveri e shkarkuar

Nurellari: E paaftë e joserioze është kjo qeveri e shkarkuar

Mjafton të shikohet çështja e përcaktimit të orareve të qarkullimit të qytetarëve për ta kuptuar sa e paaftë e joserioze është kjo qeveri e shkarkuar me këto vendime kaotike të nxjerra në errësirën e mesnatës.

Së pari duhet thënë shifra e jo numri. Me sa duket keta analfabete disfunksionalë qē kanë llafe bosh por jo dituri bazike, nuk e kuptojnë dallimin mes shifrës dhe numrit (digit & number). Dallimi midis një shifre dhe një numri është e ngjashme me ndryshimin midis një shkronje dhe një fjale pra numri përbëhet nga shifrat sikurse fjala prej shkronjave.

Së dyti thuhet se orari bazohet tek “numri i parafundit i letërnjoftimit dhe në posterin e qeverisë tregohet numri personal. Kjo është qesharake se janë dy numra krejt të ndryshëm dhe qytetarët në këtë rast nuk e dijnë cilin nga dy numrat që kanë në letërnjoftim të përdorin.

Fotografia e Adri Nurellari1