Projektligjet e PDK-së për pakon financiare nuk janë tërhequr nga Kuvendi
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media tha se PDK nuk i ka tërheq projektligjet.
"PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës", tha Hamza sot në një konferencë për media.
Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk po u del në ndihmë kategorive të ndryshme që kanë nevojë në këtë kohë pandemie.
Sipas tij edhe komunat e Kosovës nuk kanë resurse për tu ballafaquar me pandeminë.
PDK nuk i ka tërheq prej procedurës dy projektligjet dhe se do të vazhdojë t’i shtyjë përpara ato.
“Nuk ka mundësi që një pjesë e madhe e masave të propozuara të jenë të implementueshme pa u krijuar baza legale. Qëllimi ka qenë që të krijohet ajo”, tha ai.
Hamza pati kritika edhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike.“ Lëvizja Vetëvendosje nuk mori fare pjesë. Kanë krijuar përshtypjen që gjithçka mund të bëhet pa ligj. Ndërsa nga LDK nuk pati vullnet për këto projektligje”, tha ai.
Hamza bëri të ditur janë duke analizuar vendimin e qeverisë dje për kufizimin e lëvizjes për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.























