17:48 / 14.04.2020
Abdullahu: Praktika e Kurtit e paparë në demokraci
Analisti Faton Abdullahu konsideron se Qeveria Kurti është kot në kuptim të legjitimitetit.
Ai ka folur kështu në “Imazh” te RTK.
“Kjo qeveri është duke u bërë qeveri koti në kuptim të legjitimitetit. Kjo qeveri vetëm thotë “kemi epidemi e harrone politikën” e zoti Kurti vetë nuk po e harron politikën. Kurti po i thotë Kuvendit: “shkarkohu edhe ti”. Praktikë e paparë në kuptimin e demokracisë”, ka thënë ai.























