18:01 / 14.04.2020
Abdullahu: Kurti s’mund të vazhdojë, duhet qeveri e re
Analisti Faton Abdullahu mendon se Qeveria Kurti nuk mund të vazhdojë dhe se vendit i duhet një qeveri e re.
Ai ka folur kështu në “Imazh” te RTK.
“Duhet një qeveri e re. E si u bëka kjo në pandemi? Të ndaheshe prej partnerit kryesor, ashtu siç veprove qoftë ndaj zotit Hoti e qoftë ndaj zotit Veliu, atëherë po bëka ashtu, po bëka t’i thuhet parnerit ashtu duke e ditur se po përgjysmohesh, po deligjitimohesh? Nuk mund të vazhdosh”, ka thënë ai.























