Rreth 2 milionë të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 126 mijë të vdekur
BKT
Lajme

Rreth 2 milionë të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 126 mijë të vdekur

Rreth 2 milion të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 126 mijë të vdekur

Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 126,753 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve po arrin në 2 milionë, konkretisht 1,982,552.

Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Deri më tani 493,658 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave rreth 26 mijë mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 600 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania, transmeton oranews.

Italia deri më tani ka 21,067 viktima ndërkohë 18,255 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 15,729 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 12,107 të vdekur dhe 94,845 të infektuar.


MË SHUME NGA Lajme