Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vjena do të jetë Artan Gjinaj, gazetar, i cili do të na njoftojë për situatën me COVID-19 në Austri.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Krakowa, Poloni do të jetë Lulzim Bexheti, arkitekt, i cili do të flasë për misionin humanitar në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

Ndërsa Ragip Begaj, kryetar i komunës, do të flasë se si po menaxhohet situata e pandemisë në  Malishevë.

Kurse mysafire do të jenë Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe Vlora Nushi, drejtoreshë e UN Women, të cilat do të flasin për dhunën në familje që gjatë izolimit u rrit për 30% dhe nëse je viktimë e dhunës në familje, mos hesht, raportoje atë.

Drin Haraqia, drejtor i Agjencisë së Punësimit në MEPTINIS, do të na njoftojë se kush janë përfituesit e pagesës së asistencës mujore.

Ndërkaq Niki Musolli, nga Baleti Kombëtar i Kosovës, do të na njoftojë më hollësisht për nisjen e transmetimit online të baletit e që në program të tyre do të jetë "Pushimi i Kalorësve”.

Ariana Çaka, mentore BONEVET Kaçanik, do të flasë për nisjen e kampanjës “Bashkojuni Luftës” për sigurim fondesh, me qëllim të mbulimit të nevoja të gjithë personalit mjekësor në Kosovë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme