KËTA ME TË VËRTETË NUK E KANË IDENË E ASAJ QË PO BËJNË

KËTA ME TË VËRTETË NUK E KANË IDENË E ASAJ QË PO BËJNË

ADRI NURELLARI

Lista e veprimtarive ekonomike të lejueshme që përfshihet si shtojcë në vendimin e ministrisë së shëndetësisë përmban sektorë ekonomikë apo veprimtari që nuk kanë kurrfarë lidhje me Kosovën, gjë që tregon që qeveria e Kosovës nuk e ka haberin se si ta qeverisi këtë vend.

Për shembull nga ky vendim, vjen një lajm i gëzueshëm për industrinë kosovare të detarisë dhe atë hapësinore përderisa ministria e shëndetësisë ka përfshirë si veprimtari të lejuara kompanitë që merren me (3011) Ndërtimin e anijeve dhe strukturave lundruese (3012)Ndërtimi i barkave të argëtimit dhe atyre sportive si dhe 3030 Prodhimin e aeroplanëve dhe anijeve kozmike. Këto sektore të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës do të vazhdojnë me sukses e në mënyrë konkurruese që të prodhojnë anije që çajnë oqeanet e qiejt e botës.

Po ashtu me siguri ky vendim ka rehatuar edhe mbarështuesit e (0144) e gamileve dhe deveve të shumta që ka Kosova cilat përndryshe, po të kishin ngelur pa zot, do të ishin endur rrugëve duke përbërë madje kërcënim për trafikun automobilistik.

Po ashtu gëzim i madh për konsumatorët Kosovës që qeveria ka lejuar edhe veprimtari si 0122 Kultivimi i frutave tropikale dhe subtropikale 0123 Kultivimi i agrumeve. Më në fundi pra, fruta si portokoalli, limoni, banania e ananasi do t'i shijojmë si produkte vendore të mbledhura në oborret e fermerëve kosovarë e nuk do duhet ti importojnë më nga Shqipëria, Greqia, Turqia apo Amerika Latine.

Interesante gjithashtu që kanë lejuar si veprimtari (0170 )Gjuetinë, vënien e pusive dhe veprimtaritë e tjera shërbyese, kur faktikisht sezoni i gjuetisë për periudhën 2019-2020 ishte hapur më 13 tetor të vitit 2019 dhe është mbyllur në 18 shkurt 2020.

https://msh.rks-gov.net/wp-conte…/uploads/2020/…/Anekset.pdf

Fotografia e Adri Nurellari

Fotografia e Adri Nurellari