17:23 / 15.04.2020
Haxhiu: Nuk kam pasur ftesë për takim nga presidenti
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk u pa sot prezente në takimin që zhvilloi Presidenti Hashim Thaçi me krerët e institucioneve të drejtësisë.
Lidhur me mospjesëmarrjen e saj, në një përgjigjie për klankosova.tv, Ministrja Haxhiu dha verzionin e saj pse nuk ishte në mesin e krerëve të këtij dikasteri në këtë takim.
”Nuk kam pasur ftesë për atë takim”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha sot se ka zhvilluar takim me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.
Në këtë takim sipas deklaratës së lëshuar, Presidenti Thaçi foli me krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me angazhimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje.
























