Mërgimtari mohon se kanë dërguar 130 mijë euro për fondin e Qeverisë
BKT
Lajme

Mërgimtari mohon se kanë dërguar 130 mijë euro për fondin e Qeverisë

Mashtrimet nga militantët e Vetëvendosjes po vazhdojnë të shënojnë rritje dhe nuk po stopohen nga këta të fundit, e fundit është kjo me fondin që ka formuar Qeveria Kurti për ndihma me të holla nga diaspora jonë e dashur, shkruan Gazeta Metro.

Para pak ditësh u raportua se mërgimtari Luan Zuka dhuroi 50 mijë euro për Kosovën si ndihmë ndaj koronavirusit, madje u tha se nismës së babait ju bashkëngjit edhe djali i tij, Liridon Zuka me 70 mijë euro.

U publikuan foto në disa prej grupe të militantëve të Vetëvendosjes si lajm për përkrahje të madhe ndaj fondit të Qeverisë Kurti, por kjo e gjitha po del të jetë e pavërtetë dhe gënjeshtër e përdorur për qëllime të tjera.

Luan Zuka është lajmëruar dhe ka thënë se as ai nuk i ka dërguar 50 mijë euro e as i biri tij i tij Liridon Zuka, nuk i ka dërguar 70 mijë euro.

Zuka ka thënë se nuk ka dërguar para dhe se emri i tij është keqpërdorur.

”Nuk kam dërguar para as unë e as biri im. Është duke u keqpërdorur emri im dhe familjes sime. Janë manipulime” u shpreh Zuka  për Gazetën NewBorn.

Luan Zuka tha se emri i tij dhe familjes së tij Zuka po keqpërdoret nga persona pa lejen e tij.

Po ashtu edhe Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se deri tani janë mbledhur vetëm 170 mijë euro.

Kështu, shihet në një llogaritje të thjeshtë se parat e familjes Zuka në vlerë prej 120 mijë eurove nuk janë dërguar, por janë përdorur për qëllime tjera.//gazetametro.net


MË SHUME NGA Lajme