Haziri: Askush s`mund të më largojë si kryetar i Gjilanit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar masat e reja të qeverisë Kurti për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Haziri ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po i ik shpalljes së gjendjes se jashtëzakonshme për motive politike.
Sipas Hazirit të gjitha masat e reja kanë të bëjnë me gjendje të jashtëzakonshme kurse Kurti ende nuk e ka ngritur nivelin e emergjencës as në shkallën 3.
“Ai nuk ka ngritur nivelin e emergjencës as në shkallën e tretë përderisa Kosova është në atë rrezik”, ka thënë Haziri në T7.
Ndërsa ai fliste për gjendjen e jashtëzakonshme atij iu përmend se mund të shkarkohet.
E Haziri reagoj ashpër duke thënë se atë nuk mund ta rrëzoj askush sepse e ka zgjedhur populli.
“Nuk ka bir nane që mundet me më lëviz sepse mua më ka zgjedhur populli”, tha Haziri.
Kujtojmë se ish ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu u shkarkua nga kjo pozitë për arsye se në një deklaratë të tij kishte kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme























