18:46 / 15.04.2020
Ronaldo mbetet tek Juventusi
Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusin edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht zërave nga Spanja se ai mund të kthehej në Real Madrid gjatë verës, raporton Calciomercato.com.
Ylli portugez përfiton tek Juve 31 milionë euro në vit, pagë kjo shumë e lartë për torinezët, megjithatë, thuhet se Juve nuk do të lejoj largimin e ish-asit të Real Madridit, raporton Scanner.
Siç raportohet, “Zonja e Vjetër” është e lumtur që në skuadër ka pesë herë fituesin e Topit të Artë, derisa thuhet së Reali nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtarë për kthimin e 35-vjeçarit në Madrid.























