Tre gjigantët evropian pas talentit të Leverkusenit
BKT
Sport

Tre gjigantët evropian pas talentit të Leverkusenit

Talenti i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz është duke u monitoruar nga tre gjigantët evropian.

20-vjeçari ka shfaqur formë të jashtëzakonshme për skuadrën gjermane këtë edicion të garave.

Sipas mediave të huaja, Havertz ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Real Madrid, Liverpool dhe Juventus janë tri klubet e mëdha evropiane që duan ta blejnë yllin e Leverkusenit.

Siç raportohet, tashmë madrilenët, “The Reds” dhe ‘Zonja e Vjetër’ janë duke u përgatitur për tu hedhur në sulm për Havertz.

Ndryshe, mësohet se lojtari po monitorohet edhe nga disa klube të njohur të Bundesligës gjermane.