19:42 / 15.04.2020
Po mëson anglishten, klubi i Premier Ligës sfidon PSG-në për Allegrin
Klubi anglez Newcastle dëshiron që Masimiliano Allegri të drejtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, ish-trajneri i Juventusit është tekniku më i preferuar për drejtuesit e “Magpies”, të cilët mund të ndryshojnë pronar.
Italiani ka shprehur dëshirën për të drejtuar një skuadër të kampionatit anglez, ndërsa thuhet se po praktikon anglishten e folur.
Ndërkohë, trajneri italian është përfolur vazhdimisht si kandidat për stolin e Bayern Munich, Arsenalit, Real Madridit dhe PSG-së.
Klubi francez e ka përzgjedhur si pasuesin e trajnerit Tomas Tuchel.























