Lajçak ndryshon qëndrimin për Kosovën, thotë se i bindet GJND-së
BKT
Lajme

Lajçak ndryshon qëndrimin për Kosovën, thotë se i bindet GJND-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sa i takon Pavarësisë së Kosovës kanë ndërruar hesapet që nga deklarimet e tij.

Sllovaku duke folur në "Klan Kosova" ka theksuar se i bindet vendimit të GJND-së. 

“Kjo (mosnjohja  e Kosovës v.j.) ishte para se GJND të merrte vendimin dhe unë e respektoj vendimin ku thotë se kjo nuk ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe kjo e ka ndryshuar situatën. Më e rëndësishmja është se unë vij me mendje të hapur, nuk kam agjendë të fshehur dhe sjellë përvojën time për të ndihmuar të zgjidhen problemet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.  


MË SHUME NGA Lajme