Limaj thotë se Nisma kontribuon në drejtimin për një Qeveri uniteti
Kryetari i Nisma Socialdemokate, Fatmir Limaj, ka thënë se si parti do ta japin angazhimin e vet për të shkuar drejt një qeverie të unitetit dhe për të vazhduar mandatin e saj.
“Nëse vjen deri te aty, ne do të japim kontributin tonë”, është shprehur Limaj.
Sipas tij, për momentin duhet të priten hapat e presidentit Thaçi rreth emrit të mandatarit.
“Qëndrimi për të shkuar në zgjedhje ose jo, është qëndrim legjitim politik. Presidenti pas shkarkimit të qeverisë me 82 vota, ka ftuar partitë politike për të kuptuar vullnetin për të shkuar në zgjedhje apo gjetjen e një zgjidhje tjetër. Konsultimi është obligim, pasi zgjedhjet nuk mund të shpallen pa vullnetin e shumicës së deputetëve të Kosovës. Presidenti ka respektuar vendimin e Kushtetueses për t’ia ofruar mandatin LVV-së si parti fituese për emrin e mandatarit”, ka thënë Limaj.























