BONEVET ka bërë donacion 855 mburoja fytyre të 3D-printuara
RTKlive
Me qëllim që t’u dalim në ndihmë institucioneve shëndetësore, Fondacioni BONEVET ka filluar kampanjën për mbledhjen e fondeve “BASHKOJUNI LUFTËS”, përmes platformës KOSOVAIDEAS.
Ariana Çaka, mentore BONEVET Kaçanik,ka folur për nisjen e kampanjës “Bashkojuni Luftës” për sigurim fondesh, me qëllim të mbulimit të nevoja të gjithë personalit mjekësor në Kosovë.
"Si rezultat i punës sonë të pandalshme, deri më tani, BONEVET ka bërë donacion 855 mburoja fytyre të 3D-printuara në QKUK, Spitalin Rajonal në Gjakovë, QKMF në Malishevë, Rahovec, Prishtinë, Gjakovë, Kaçanik, dhe Han të Elezit" tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo bëri me dije se ka kërkesa për mburoja fytyre në Kosovë është shumë e madhe.
"Sipas institucioneve mjekësore, vlerësohet të ketë nevojë për më shumë se 10.000 copë. Andaj, për ta shtuar kapacitetin tonë printues të mburojave në afat sa më të shkurtë, ne kërkojmë mbështetje që të blejmë printerë 3D dhe 500 kg filament", tha ajo.
Sipas saj ata kanë siguruar një pjesë të mjeteve. "Neve na nevojiten 56 mijë euro'" tha ajo.























