E pabesueshme: Kështu ndikon në lëkurën tuaj qëndrimi gjatë
BKT
Lifestyle

E pabesueshme: Kështu ndikon në lëkurën tuaj qëndrimi gjatë

Shmangia nga drita e diellit mund të përmirësojë pigmentimin, por personat me psoriazë kanë dobi nga ekspozimi në diell

Me arritjen e ditëve të para të ngrohta dhe me arritjen e sezonit të verës ju bombardojnë me udhëzime se si ta mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit. Mbuloni fytyrën me kapele të madhe kashte dhe syze dielli dhe nuk harroni që vazhdimisht ta lyeni me krem për rrezitje me faktorin mbrojtës.

Mirëpo, si të veproni kur shumicën e ditës, madje edhe të javës e kaloni brenda katër mureve? Si ndikon ajo në lëkurën tuaj?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, Harper‘s Bazar ka biseduar me mjeken Michelle Squire dhe drejtoreshën e Klinikës “Skin Education at Dermalogica”, Emma Hobson.

Ekspozimi më pak i diellit zakonisht nënkupton gjëra të mira

Duke u bazuar në studimin nga viti 2015, Squire thekson që shmangia nga drita e diellit mund të përmirësojë pigmentimin dhe të zvogëlojë dukjen e rrudhave, mirëpo edhe pengon dëmtimet e ardhshme të lëkurës.

Të vetmit persona të cilët mund të përballojnë dëmtimin për shkak të ekspozimit në diell janë ata me psoriazë.

“Personat me psoriazë kanë dobi nga ekspozimi në diell, andaj tek ata mund të ndikojë qëndrimi i gjatë në ambient të mbyllur”, sqaron Squire.

– Marrja e dozave të para të dritës së diellit është ka shumë rëndësi, andaj do të duhej të kërkonit këshillë nga dermatologu juaj, ka shtuar ajo.