09:57 / 16.04.2020
Maskë për flokët të hidratuar dhe të butë
Një maskë ideale për flokë të hidratuar dhe të butë, është ajo me kos.
E pasur me proteina, ajo ndihmon në forcimin e flokëve duke i shtuar maskës edhe pak mjaltë.
Si ta përgatisni:
Ju nevojiten 2 lugë kos me yndyrë dhe një lugë mjaltë, por varësisht kjo edhe nga gjatësia apo dendësia e flokëve tuaj. Pasi ti keni përzierë, aplikoni maskën nga rrënjët në skajet dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta e më pas lajeni flokun si zakonisht.
Këtë maskë mund ta përdorni 1 herë në javë.























