10:08 / 16.04.2020
Konsumoni farat e kungullit, ja përfitimet e mëdha për shëndetin
Farat e kungullit janë të pasura me yndyrë të mirë omega-6, për shkak se nga 13g të yndyrës që përmbajnë, 6g janë ω-6! Përveç kësaj, sigurojnë 5g karbohidrate, 1.7g fibra, vitamina K, fosfor, hekur, magnez, zink, vitaminë B12 dhe flavonoidë antioksidues, të gjitha me vetëm 151 kalori.
Përfitimet për shëndetin
• Mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.
• Janë të pasur me triptofan, amino acid thelbësor, i cili është shumë i rëndësishëm pasi konvertohet në serotonin në trup dhe rregullon humorin dhe gjumin e qetë.
• Përmbajtja e lartë e magnezit ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe funksionimin e muskujve dhe zemrës.























