Pirja e çajit jeshil ndihmon në largimin e yndyrës nga trupi
BKT
Lifestyle

Pirja e çajit jeshil ndihmon në largimin e yndyrës nga trupi

Ka shumë pije që pretendohet se ndihmojnë në largimin e yndyrës nga trupi, përfshirë edhe ujin me limon.

Megjithatë, pija që mban vendin e parë për humbjen e peshës është një filxhan çaj jeshil.

E prodhuar nga gjethet e bimës Comeillia sinensis, kjo pije është shijuar në Kinë për më shumë se 1 mijë vjet, të paktën që nga Dinastia Tang e shekullit të 7-të.

Josh Ax, themelues i Nutricion Ancient, ka theksuar se çajin jeshil mund të promovojnë shëndetin metabolik dhe të ndihmojnë në zvogëlimin e oreksit.

Arsyet pse shkenca thotë që kjo pije është shumë e fuqishme janë:

Ajo përmban kafeinë dhe ndihmon në humbjen e peshës dhe mirëmbajtjen e saj.

Një studim kinez zbuloi se subjektet që përmban kjo pijë ndihmojnë në uljen e yndyrës në bark dhe në humbjen mesatare të peshës.

Dhe në fund, studime të shumta kanë ardhë në përfundim se kjo pije forcon metabolizmin.