Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra do të jetë Artan Llabjani, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë dhe në Angli, i cili do të na njoftojë për mbështetjen e mërgatës për tejkalimin e COVID-19.
Ndërsa Xheladin Fazliu, “Shoqata Bereqeti”, do të flasë për nisjen e aksionit humanitar “SOFRA E RAMAZANIT 2020”.
Kurse Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, do të na njoftojë më hollësisht për pakon emergjente dhe punëtorët pa kontrata.
Lindita Arapi, Deutche Welle, drejtpërdrejt nga Boni, do të flasë për Gjermaninë që zgjat kufizimet deri më 3 maj dhe pandemia COVID-19 në Gjermani.
Majlinda Aliu, gazetare, do të flasë për ekonominë globale dhe COVID -19.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Vlora Dumoshi, ministre në detyrë e MKRS-së, e cila do të na njoftojë për mbështetjen për kulturë, sport dhe rini gjatë COVID-19.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























