Vdes nga koronavirusi shkrimtari kilian Luis Sepulveda
BKT
Kulturë

Vdes nga koronavirusi shkrimtari kilian Luis Sepulveda

Shkrimtari Luis Sepúlveda (Ovalle, Kili, 1949) ka vdekur këtë të enjte në Spitalin Qendror Universitar të Asturias (Oviedo), siç konfirmohet nga burime familjare.

Edhe gruaja e tij, poetja Carmen Yáñez, gjithashtu wshtw shtrua në spital pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Sepúlveda ishte një nga rastet e para të tw infektuarwve me koronavirusi në Spanjë. Në fakt, ai ishte i pari i prekur në Asturias, qytwti ku ai jetoi. Pas një muaj e gjysmë përpjekjeje, romancieri kilian ka vdekur në moshën 70 vjeç.

Shkrimtari i romancave filloi të ndjehej i sëmurë në 25 shkurt dhe menjëherë u diagnostikua me pneumoni akute. Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, protokolli u aktivizua dhe pacienti u transferua në Spitalin Qendror Universitar të Asturias (HUCA).


MË SHUME NGA Kulturë