13:47 / 16.04.2020
Kastrati: Vepra dhe kontributi i Violetës nuk do të harrohen asnjëherë
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka ngushëlluar familjen Rexhepagiqi, miqtë dhe bashkëpunëtorët, me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtares dhe gazetares së shquar Violeta Rexhepagiqi.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit e cila për vite të tëra ishte punonjëse e RTK-së.
Vepra dhe kontributi i saj nuk do të harrohen asnjëherë. Ajo ishte këngëtare dhe gazetare e shquar dhe do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
Në emër tim si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, dhe në emër të punonjësve të RTK-së i shpreh ngushëllime familjes Rexhepagiqi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Lavdi jetës dhe veprës së saj!
Ngadhnjim Kastrati
Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së























