16:25 / 16.04.2020
Haradinaj përkujton Violeta Rexhepagiqin
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e artistëve me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiq.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e artistëve me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiq.
Ai në një status në Facebook e quan prekës vdekjen e hershme të këngëtares dhe gazetares Violeta Rexhepagiqi, e cila në vitet ‘70 ishte ikonë e rinisë së Prishtinës dhe Kosovës.
“Ajo do të mbetet në kujtesën tonë si vajza e guximshme, që theu barrierat dhe paragjykimet e kohës. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve e gazetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Violeta Rexhepagiq ndërroi jetë sot në moshën 55-vjeçare.























