Haradinaj përkujton Ditën e Eksodit Shqiptar
BKT
Lajme

Haradinaj përkujton Ditën e Eksodit Shqiptar

Mbi një milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova gjatë viteve 1998-1999 nga regjimi serb.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se forcat pushtuese detyruan shqiptarët që të largohen nga toka e tyre përmes dhunës, terrorit e gjenocidit. 

“Me rastin e shënimit të Ditës së Eksodit Shqiptar, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pritjen me dyer të hapura nga vëllezërit tanë në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme