Kurti ndan gjysmën e pagës së tij për luftimin e koronavirusit
BKT
Lajme

Kurti ndan gjysmën e pagës së tij për luftimin e koronavirusit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar gjysmën e pagës së tij, përkatësisht 684.83 euro për menaxhimin e COVID-19, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë, sipas Kryeziut, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare, ku deri më tash ndihma e tyre ka kaluar vlerën 300 mijë euro.

“Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu.


MË SHUME NGA Lajme