18:12 / 16.04.2020
Berisha: Qeveria Kurti gjë nuk ka bërë, veç disa punë të vetat i kanë kry
Deputeti nga radhët e AKK-së, Bekë Berisha, ka thënë se qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë me qeverisjen e saj, ku siç thotë ai vetëm kanë kryer punë të tyre.
Ai në "Frontal" ka cekur se në parim janë për një koalicion me LDK e Nismën, por vetëm po presin procedurat.
“Këta me kurrgjë tjetër nuk janë marrë vec çka i kanë kry do punë të veta e do borde që i kanë shkarku. Bilem ky po do me zgjatë më i kry ende do punë. Nuk jam për me thënë se Kushtetuta ashtu e kështu. Në parim është situatë e vështirë në këso situate nuk duhet më përtu me i dalë në ndihmë këtij vendi. Në parim jem për me LDK”, ka thënë Berisha.























