18:18 / 16.04.2020
Zogiani-AAK-së: Edhe sa miliona ua kemi borxh,tregoni t’ju paguajmë haraçin
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka reaguar pas sulmeve të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacollit.
Ai përmes një statusi në Facebook i ka drejtuar një pyetje AAK-së.
“Edhe sa miliona ju kemi borxh?! Kallëzoni, t’ju paguajmë haraçin, e të provojmë të bëhemi vend normal mandej….!!!”, ka shkruar Zogiani.























